Një muaj paraburgim për dy të dyshuarit për tetë vepra penale të grabitjes

Ferizaj
Author

Raporton: Emine HALITI

Mars 23, 2020

Ferizaj – Gjykata Themelore në Ferizaj, të dielen, ua ka shqiptuar masën e paraburgimit prej një muaji, dy të dyshuarve për grabitje, B.G dhe V.S.

Një vendim i tillë është marrë nga gjykatësi i procedurës paraprake, Mustaf Tahiri.

Të pandehurit B.G dhe V.S dyshohet se në mënyrë të vazhdueshme për tetë herë radhazi, nga janari e deri më 18 mars 2020, kanë kryer grabitje në disa pika të karburantit në Komunën e Ferizajt, ashtu që në orët e vona të natës të maskuar dhe me qëllim të përvetësimit të pasurisë së huaj të luajtshme, nën kërcënimin e përdorimit të forcës dhe kanosjes serioze dhe përdorimin e armës, kanë tentuar që të grabisin të mirat materiale.

Lajmin për “Betimi për Drejtësi” e ka konfirmuar edhe mbrojtësja e të akuzuarit V.S, avokatja Arbnora Shefkiu.

Ndryshe, në Gjykatën Themelore në Ferizaj, sipas vendimit të fundit të Këshillit Gjyqësor të Kosovës (KGJK), për shkak të mbrojtjes nga virusi COVID-19, po mbahen vetëm seancat e natyrës urgjente. BetimipërDrejtësi