Një muaj paraburgim ndaj të dyshuarit për sulm ndaj gruas së tij në prezencë të fëmijëve

Foto - Gjykata
Author

Raporton: Valentina – SHAHINI GRAJҪEVCI

Korrik 28, 2020

Prishtinë – Gjykata Themelore në Prishtinë, të hënën, e ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, duke i caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditë të pandehurit F.B, i dyshuar për sulm ndaj bashkëshortes së tij.

Lajmi u bë i ditur përmes një komunikate për media të kësaj gjykate, raporton “Betimi për Drejtësi”.

“Gjykata ka konsideruar se janë përmbushur kriteret në bazë të nenit 187 par.1 nën par. 1.1, e 1.2, pikat 1.2.1 dhe 1.2.3 të KPP-së kundër të pandehurit F.B. dhe të njëjtit iu është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej 1 (një) muaji”, thuhet në njoftim.

Sipas njoftimit, masa e paraburgimit është mase adekuate për zhvillimin e papenguar në këtë çështje penale.

“Sipas Gjykatës masa e paraburgimit është mase adekuate për zhvillimin e papenguar në këtë çështje penale, pasi që po të gjendet në liri i pandehuri F.B. mund të përsëris veprën penale, duke ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj të dëmtuarës – bashkëshortes së tij, e cila vepër penale dyshohet se është kryer në ambiente familjare në prezencë të fëmijëve të tyre, duke krijuar shqetësime edhe për fëmijët e që të njëjtit mund të kenë pasoja psikologjike për të ardhmen e tyre.”, thuhet në komunikatë.

Bëhet e ditur se, palët kanë të drejtën e ankesës ndaj këtij vendimi në Gjykatën e Apelit. /BetimipërDrejtësi