Një muaj paraburgim ndaj burrit që dyshohet se kanosi dhe rrahu bashkëshorten

Një muaj paraburgim i është caktuar burrit që dyshohet se ka kanosur dhe ka rrahur bashkëshorten e tij në Prizren.

Paraburgimi i është caktuar nën dyshimin se i ka shkaktuar lëndime të lehta bashkëshortes.

Madje, i njëjti dyshohet se ka kanosur gruan edhe se do t’ia mbytë vëllain.

“Nga data 14 gusht e në vazhdimësi i pandehuri E.E., e kanos të dëmtuarën – bashkëshorten e tij me fjalë, vepra apo gjeste se do ta privojë nga jeta, në atë mënyrë që si rrjedhojë e mosmarrëveshjeve të vazhdueshme, i pandehuri i drejtohet me fjalët kanosëse të dëmtuarës ‘kam me të mbyt ty dhe vëllain, kam me ia q.. nënën, me mua nuk e keni lehtë dhe nuk ka me ju dal mirë’ me të cilat veprime tek e dëmtuara ka shkaktuar frikë, ankth dhe pasiguri”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë Themelore të Prizrenit./BetimipërDrejtësi

 

Ky website përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni mirë me këtë, por ju mund të hiqni dorë nëse dëshironi. Prano Lexo më shumë