Një muaj paraburgim ndaj dy të dyshuarve për dhunimin e një gruaje në Prizren

Raporton; “Betimi për Drejtësi”

Prizren – Gjykata Themelore në Prizren ka caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditësh ndaj dy të pandehurve, E.S. dhe T.J., për shkak të dyshimit të bazuar se kanë kryer veprën penale “dhunimi”.

“Në periudhën kohore 16 dhe 17 qershor.2022 në orë të pacaktuar, të pandehurit së bashku e detyrojnë viktimën – të dëmtuarën për të kryer akt seksual pa pëlqimin e saj, në atë mënyrë që e shoqërojnë në një shtëpi e detyrojnë që të konsumon pije alkoolike dhe substanca narkotike e sjellin në situatë pa vetëdije me ç‘rast i pandehuri T. e godet me një mjet të fortë në kokë dhe kryejnë marrëdhënie seksuale me viktimën”, thuhet në njoftimin e Gjykatës, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Masa e paraburgimit do t’i llogaritet të pandehurve që prej datës së arrestimit (23 qershor)./BetimipërDrejtësi

Ky website përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni mirë me këtë, por ju mund të hiqni dorë nëse dëshironi. Prano Lexo më shumë