Një muaj arrest shtëpiak ndaj të dyshuarit për sulm fizik ndaj bashkëshortes së tij në Kamenicë

Kamenice (2)
Author

Raporton: Blerim JAKUPI

Maj 21, 2020

Kamenicë – Gjykata Themelore në Gjilan, dega në Kamenicë, të enjten, ia ka caktuar një muaj arrest shtëpiak, një të dyshuari për dhunë në familje.

Lajmin për “Betimi për Drejtësi” e ka konfirmuar mbikëqyrësi i kësaj gjykate, gjykatësi Sadri Krasniqi.

Sipas Krasniqit, kjo masë është caktuar pas kërkesës së Prokurorisë Themelore në Gjilan, për shqiptimin e masës së arrestit shtëpiak prej një muaji ndaj të dyshuarit.

Ndryshe, sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, një person ishte arrestuar në Komunën e Kamenicës, me dyshimin se ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij, duke i shkaktuar lëndime të lehta trupore asaj.

“I dyshuari pas intervistimit, me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhej në raport. /BetimipërDrejtësi