Një muaj arrest shtëpiak ndaj të dyshuarit për lëndim të lehtë trupor

gjykata foto
Author

Raporton: Driton NOCAJ

Mars 31, 2020

Pejë – Gjykata Themelore në Pejë ia ka caktuar masën e arrestit shtëpiak, personit i cili dyshohet të ketë kryer veprën penale “lëndimi i lehtë trupor”.

Lajmin për “Betimi për Drejtësi” e ka konfirmuar nga gjykatësi i procedurës paraprake, Shaqë Curri.

Gjykatësi Curri tha se e ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Pejë, për caktimin e arrestit shtëpiak dhe si rrjedhojë e ka caktuar masën e tillë në kohëzgjatje prej 1 muaji.

Ai shtoi se në këtë rast janë të dyshuar tre persona, mirëpo se vetëm ndaj njërit ka pasur kërkesë për sigurimin e të pandehurit në procedurë penale. /BetimipërDrejtësi