Një i vdekur e katër të lënduar nga vetaksidenti në autostradë

Policia e Kosovës ka njoftuar se një person ka vdekur e tre të tjerë janë lënduar shkaku i një vetaksidenti në Rrugën e Kombit.

Aksidenti ka ndodhur sot në mesditë derisa Policia dhe ekipet tjera kanë dalë në vendin e ngjarjes.

“Rreth orës 13:30, në autostradë drejtimi Vërmicë-Gjurgjicë ka ndodhur një aksident trafiku. Në aksident është përfshirë vetëm një veturë. Si pasojë e aksidentit një person ka humbur jetën dhe katër të tjerë kanë pësuar lëndime”, ka njoftuar Policia e Kosovës./BetimipërDrejtësi

 

Ky website përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni mirë me këtë, por ju mund të hiqni dorë nëse dëshironi. Prano Lexo më shumë