Një i plagosur me armë zjarri në Podujevë, policia jep detajet

Raporton: “Betimi për Drejtësi”

Podujevë – Një person është plagosur si rezultat i shtënave me armë zjarri në rrugën “Zahir Pajaziti” në Podujevë.

Lajmin për “Betimi për Drejtësi” e ka bërë të ditur zëdhënësi i Policisë së Kosovës Agron Borovci, i cili ka thënë se rasti ka ndodhur sonte rreth orës 20:00.

“Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe mbështetur në të dhënat e para, bëhet e ditur se një person ka marrë plagë nga arma zjarrit. I njëjti është dërguar në QKUK për të marrë trajtimin e nevojshëm mjekësor”, ka thënë Borovci.

Policia ka nisur hetime për sqarimin e rrethanave që karakterizojnë rastin./BetimipërDrejtësi

Ky website përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni mirë me këtë, por ju mund të hiqni dorë nëse dëshironi. Prano Lexo më shumë