Prishtinë – Policia e Kosovës njofton se një djalë nga Prishtina është raportuar i zhdukur tash e dy javë.
Babi i tij i cili ka paraqitur rastin në polici, ka thënë se për herë të fundit e kishte kontaktuar para dy jave, raporton “Betimi për Drejtësi”.
Ai thotë se që nga ajo kohë nuk ka pasur më kontakt me të.
“Ankuesi mashkull kosovar raporton se para dy jave kishte kontaktuar me djalin e tij dhe që nga ajo ditë më nuk kishte pasur kontakt dhe nuk e di vendndodhjen e tij”, thuhet në njoftimin e policisë./BetimipërDrejtësi