Një ditë pasi ngacmuan seksualisht dy vajza, arrestohen tre të dyshuarit

Policia e Kosovës ka arrestuar tre të dyshuar për ngacmim seksual të dy vajzave në Gjakovë. Kjo është bërë e ditur në raportin 24-orësh të policisë.

Sipas Policisë, dy vajzat ishin të mitura.

“Janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj kosovarë nën dyshimin se të njëjtit kanë ngacmuar dy viktimat e mitura femra kosovare”, ka njoftuar Policia.

Me urdhër të prokurorit, të dyshuarit pas intervistimit janë liruar në procedurë të rregullt./BetimipërDrejtësi

Ky website përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni mirë me këtë, por ju mund të hiqni dorë nëse dëshironi. Prano Lexo më shumë