Një avokat raporton në polici se është kanosur verbalisht nga dy të dyshuar në Mitrovicë

Raporton: Nuraje BLLACA

Mitrovicë – Policia e Kosovës (PK) njofton se një avokat ka raportuar se është kanosur verbalisht nga dy të dyshuar.

Lajmi është bërë e ditur në raportin 24 orësh të policisë, raporton “Betimi për Drejtësi”.

“Ankuesi mashkull kosovar-Avokat, ka raportuar se derisa është duke përfaqësuar një mashkull kosovar, në një çështje pronësore me autorizim, është kanosur verbalisht nga dy të dyshuar meshkuj kosovarë”, thuhet në raport.

Sipas policisë, rasti është në procedurë hetimore. /BetimipërDrejtësi

Shënim: Personat e përmendur në këtë artikull konsiderohen të pafajshëm, përveç nëse nga gjykata vërtetohet se janë fajtorë me vendim të formës së prerë.

Ky website përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni mirë me këtë, por ju mund të hiqni dorë nëse dëshironi. Prano Lexo më shumë