NJAZI DHE AZEM SPAHIU DËNOHEN ME NGA NJË VIT BURG PËR PENGIM TË PERSONIT ZYRTAR

Raporton: Syzana REXHEPI

Gjilan – Njazi Spahiu dhe Azem Spahiu janë dënuar me burgim në kohëzgjatje prej një viti për veprën penale “pengim i personit zyrtar gjatë kryerjes së detyrave zyrtare”. Shpallja e aktgjykimit është bërë të premtën në Gjykatën Themelore në Gjilan.

Njazi Spahiu dhe Azem Spahiu, akuzohen se më 16 prill 2013, në objektin e Gjykatës Themlore në Gjilan, duke u zhvilluar seanca e shqyrtimit kryesor, në momentin kur të pandehurit Njazi Spahiut i është ofruar procesverbali për të nëshkruar, i njëjti ka refuzuar dhe e ka përmbysur në tavolinë si dhe ka përdorur forcën ndaj oficerëve gjatë arrestimit të tij. Këtë situatë e ka shfrytëzuar Azem Spahiu, i cili nuk ju ka bindur urdhërave të oficerëve korrektus dhe ka ikur në koridorin e Gjykatës, dhe ka përdorur forcë gjatë arrestimit dhe me pas janë dërguar në qendër të paraburgimit.

Shqyrtimi  i së premtës ndaj të akuzuarve Njazi Spahiu dhe Azem Spahiu, ishte shqyrtim fillestar, në të cilin të akuzuarit menjëherë pas leximit të aktakuzës nga ana e prokurorit Arben Kadriut, kanë pranuar fajësinë.

Pas deklarimit të akzuarve, prokurori Arben Kadriu pranoi pranimin e fajësisë nga të akuzuarit dhe kërkoi nga gjykata që të njëjtit ti shpall fajtor për veprën penale të kryer dhe t’i shqiptohet sanksion penal i paraparë me ligj.

Mbrojtësit e të akuzuarve avokati, Mursel Ahmeti dhe Ramadan Lela,kanë kërkuar nga gjykata që të njëjtve t’u shqiptoj nga  një dënim me kusht, pasi sipas tyre, edhe me këtë dënim do të arrihet qëllimi i dënimit .

Pas kësaj gjykatësi i çështjes Aziz Shaqiri mori aktvendim me të cilin pranoi pranimin e fajësisë nga të akuzuarit Njazi Spahiu dhe Azem Spahiu, të cilët i shpalli fajtor dhe i dënoi me nga një vit burg.

 

Ky website përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni mirë me këtë, por ju mund të hiqni dorë nëse dëshironi. Prano Lexo më shumë