Nisin hetimet ndaj personit që dyshohet se përmes komentit kanosi prokuroren Valbona Haxhosaj dhe trupin gjykues që shpallën aktgjykimin për vrasjen me pagesë në Pejë

Raporton: Driton Noci

Pejë- Prokuroria e Pejës ka autorizuar Policinë që të ftoj për intervistim personin që dyshohet që përmes komentimit në “Facebook” kanosi prokuroren Valbona Dishaj Haxhosaj dhe trupin gjykues, pas shpalljes së aktgjykimit ku për vrasje të rëndë janë gjykuar me 47 vite burgim Bekim Raja, Avni Sinanaj, Murat Sinanaj dhe Gjon Pnishi, në raportin e publikuar nga “Betimi për Drejtësi”.

Një gjë të tillë për “Betimi për Drejtësi”, e ka konfirmuar prokurori i rastit, Arben Hoti.

“Janë autorizuar Policia me ftu personin me marrë një deklaratë prej tij për kanosje ndaj personave zyrtar për shkak të detyrës zyrtare dhe jemi në pritje të rezultateve të atyre veprimeve”, tha prokurori Hoti./BetimipërDrejtësi

Ky website përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni mirë me këtë, por ju mund të hiqni dorë nëse dëshironi. Prano Lexo më shumë