Ngritët aktakuzë për vrasjen e Albert Krasniqit, babai i tij akuzohet për vrasje nga pakujdesia

Raporton: Medina KADRIU

Prishtinë – Prokuroria Themelore në Prishtinë ka ngritur aktakuzë ndaj Skender Krasniqit, i dyshuar për vrasjen e djalit të tij, tani të ndjerit Albert Krasniqi, më 27 janar të këtij viti.

Lajmin për “Betimi për Drejtësi” e ka konfirmuar zëdhënësja e kësaj prokurorie, Laureta Ulaj.

Zëdhënsja Ulaj ka bërë të ditur se Skender Krasniqi po akuzohet për veprën penale të vrasjes nga pakujdesia. /BetimipërDrejtësi

Shënim: Personat e përmendur në këtë artikull konsiderohen të pafajshëm, përveç nëse nga gjykata vërtetohet se janë fajtorë me vendim të formës së prerë.

Ky website përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni mirë me këtë, por ju mund të hiqni dorë nëse dëshironi. Prano Lexo më shumë