Nga një muaj paraburgim ndaj 7 të dyshuarve në rastin “Brezovica 6”

Raporton: “Betimi për Drejtësi”

Ferizaj- Gjykata Themelore në Ferizaj ka aprovuar kërkesën e prokurorisë duke ua caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej 1 muaji (secilit veç e veç), shtatë të dyshuarve B.L., Sh.Sh., G.B., S.S., L.V., G.S., dhe S.S, lidhur me rastin “Brezovica 6”.

Lajmi u bë i ditur përmes një komunikate për medie nga kjo gjykatë, ku thuhet se masa e paraburgimit u caktua nga gjyqtari i procedurës paraprake i Departamentit për Krime të Rënda, konform dispozitave ligjore të Kodit të Procedurës Penale të Republikës së Kosovës, për shkak të dyshimit të bazuar se të pandehurit kanë kryer veprat penale për të cilat dyshohen, raporton “Betimi për Drejtësi”.

“B.L., i dyshuar për shkak të veprës penale ushtrimi i ndikimit nga neni 431 paragrafi 1 të KPRK-së. SH.SH., dhe S.S.1, të dyshuar për shkak të veprave penale në bashkëkryerje keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit nga neni 422 paragrafi 1 lidhur me nenin 31 të KPRK-së; falsifikimi i dokumenteve zyrtare nga neni 434 paragrafi 1”, thuhet në njoftim.

Tutje thuhet se B.L., dyshohet për kryerje të veprës penale “Ushtrimi i ndikimit” nga neni 431, paragrafi 1 të KPRK-së.

“SH.SH., dhe S.S.1, të dyshuar për shkak të veprave penale në bashkëkryerje keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit nga neni 422 paragrafi 1 lidhur me nenin 31 të KPRK-së; falsifikimi i dokumenteve zyrtare nga neni 434 paragrafi 1 të KPRK-së; gjithashtu, SH.SH., i dyshuar për shkak të veprave penale në marrja e ryshfetit nga neni 428 paragrafi 2 të KPRK-së; keqpërdorimi i pozitës zyrtare dhe autoritetit nga neni 422 paragrafi 1 të KPRK-së”, thuhet tutje.

Kurse, G.B, dhe A.Ç., thuhet se janë të dyshuar për veprën penale “Marrja e ryshfetit” nga neni 428, paragrafi 2 lidhur me nenin 31 të KPRK-së.

“L.V. i dyshuar për shkak të veprave penale dhënia e ryshfetit nga neni 429 paragrafi 3 lidhur me paragrafin 1 të KPRK-së; ushtrimi i ndikimit nga neni 431 paragrafi 2 të KPRK-së. G.S. dhe S.S.2, të dyshuar për shkak të veprës penale në vazhdim fajdeja në bashkëkryerje nga neni 331 paragrafi 3 lidhur me nenin 31 të KPRK-së, gjithashtu, G.S., i dyshuar për shkak të veprave penale dhënia e ryshfetit nga neni 422 paragrafi 1 lidhur me nenin 33 të KPRK-së; ushtrimi i ndikimit nga neni 424 paragrafi 2  lidhur me nenin 33 të KPRK-së; pengimi i të provuarit apo procedurës zyrtare nga neni 386 paragrafi 1 nën paragrafi 1.1 dhe 1.5 të KPRK-së”, thotë tutje komunikata.

Në njoftim po ashtu thuhet se gjykata në këtë rast gjen se ekziston dyshimi i bazuar se të pandehurit kanë kryer veprat penale të lartpërmendura, dhe ky dyshim i bazuar mbështet nga faktet dhe provat të cilat janë të bashkangjitura deri në këtë fazë.

Me këtë rast, palët njoftohen se ankesa kundër këtij aktvendimi nuk e shtynë ekzekutimin e tij. /BetimipërDrejtësi

Shënim: Personat e përmendur në këtë artikull konsiderohen të pafajshëm, përveç nëse nga gjykata vërtetohet se janë fajtorë me vendim të formës së prerë.

Ky website përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni mirë me këtë, por ju mund të hiqni dorë nëse dëshironi. Prano Lexo më shumë