NGA GJASHTË MUAJ BURGIM ME KUSHT PËR KEQPËRDORIM TË DETYRËS ZYRTARE PËR TRE ZYRTARËT E AGJENCISË SË USHQIMIT DHE VETERINARISË

Raporton: Lutfi MORINA

Prizren – Ismet Fejzullahu, Sabedin Kadriu dhe Nedime Kalenderi-Krasniqi, të akuzuar për keqpërdorim të detyrës zyrtare, në bashkëkryerje, janë dënuar me nga 6 muaj burgim me kusht, i cili dënim do të ekzekutohet nëse të dënuarit, në afat prej një viti, kryejnë vepra të reja penale.

Në Gjykatën Themelore në Prizren, të hënën, kryetarja e trupit gjykues, Ajser Skenderi, ka shpallur aktgjykimin me të cilin të akuzuarit janë dënuar me nga 6 muaj burgim me kusht dhe janë detyruar që të paguajnë shumën prej 300 euro, në emër të paushallit gjyqësor, duke e arsyetuar vendimin e trupi gjykues, se të akuzuarit nuk kanë pasur të drejtë të lejojnë importimin e sasinë prej mbi 900 ton, të plehut artificial në atë forma të pa paketuar sipas ligjit sepse firma nuk ka pasur të drejtë ta paketojë dhe poashtu është edhe shkresa e ministrisë e cila ka sqaruar se malli në atë formë nuk guxon të hyjë në Kosovë.

Më 17 qershor 2014, Prokuroria Themelore në Prizren, kishte ngritur aktakuzë ndaj të pandehurve  Ismet Fejzullahu, Sabedin Kadriu dhe Nedime Kalenderi-Krasniqi, të cilët i akuzonte se duke qenë persona zyrtarë pranë Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë, me qëllim të përfitimit material për personin tjetër, nuk kanë përmbushur detyrat e punës, në atë mënyrë që kanë lejuar importimin e plehut artificial, pa bazë ligjore, nga firma “Inter Kompani” në masë prej 999.66 ton, në mënyrë të parregullt, me këtë rast, në bashkëkryerje, kanë kryer veprën penale të keqpërdorimit të pozitës apo autoritetit zyrtar.

 

Ky website përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni mirë me këtë, por ju mund të hiqni dorë nëse dëshironi. Prano Lexo më shumë