Nezir Aliu dhe Ljubisha Mirkoviq dënohen me burg efektiv për korrupsion dhe falsifikim të dokumenteve

Raporton: Gzim SHALA

Vushtrri – Nezir Aliu është dënuar me një vit burg si dënim unik, ndërsa Ljubisha Mirkoviq është dënuar me 8 muaj burgim. Ky aktgjykim është shpallur të martën në Gjykatën Themelore të Mitrovicës, e cila ka gjetur se Nezir Aliu ka kryer veprat penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar” dhe “Falsifikim të dokumentit zyrtar”, ndërsa Ljubisha Mirkoviq është gjetur fajtor për veprën penale “Falsifikim i dokumenteve”. Në këtë dënim atyre do tu llogaritet koha e kaluar në arrest shtëpiak. Dënimin për të pandehurit e sipërpërmendur, Gjykata e ka shpallur në mungesë të palëve.

Ky gjykimin zhvillohej ndaj të akuzuarit Nezir Aliu dhe Ljubisha Mirkoviq. Sipas prokurorisë Nezir Aliu, si zyrtar i gjendjes civile në fshatin Bistricë, Komuna e Leposaviqit, me qëllim të përfitimit për Klement Cala, e ka regjistruar në regjistrin zyrtar të lindjeve me shënime personale të Admir Koca dhe Semir Koca. Këto veprime i ka kryer në kundërshtim me rregullativën ligjore, duke shënuar të dhëna të rreme, më çka i ka mundësuar Klement Cala pajisje me letërnjoftim dhe pasaportë në emër të Semir Koca. Ndryshe, i akuzuari Ljubisha Mirkoviq akuzohet se ka përpiluar dokumente të falsifikuara, aktin noterial të noterit Xhevat Veseli, të cilat i ka prezantuar në Zyrën e Regjistrimit Civil në fshatin Bistricë, Komuna e Leposaviqit.

Ky website përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni mirë me këtë, por ju mund të hiqni dorë nëse dëshironi. Prano Lexo më shumë