Nëntë të akuzuarit pranojnë se kundërligjshëm kanë zhvilluar veprimtarinë e lojërave të fatit në Gjakovë

Ismet Bushati etj foto
Author

Raporton: Senad LOKAJ

Shkurt 23, 2021

Gjakovë – Nëntë të akuzuarit për organizim të skemave piramidale dhe të bixhozit të paligjshëm, Ismet Bushati, Baton Mullazenuni, Valon Puka, Armend Shoshi, Egzon Nimani, Gentian Alija, Mentor Kasapi, Jeton Beqiri dhe Bajrush Beka, janë deklaruar fajtor, në seancën fillestare të mbajtur të martën, në Gjykatën Themelore në Gjakovë.

Pasi që me kërkesë të të akuzuarve aktakuza u konsiderua e lexuar, të gjithë të akuzuarit e lartpërmendur secili veç e veç e kanë pranuar fajësinë për veprat penale me të cilat ngarkohen.

Prokurori Nazmi Krasniqi, nuk e ka kundërshtuar pranimin e fajësisë nga ana e të akuzuarve, pasi që sipas tij, ky pranim i fajësisë ka mbështetje në provat që gjenden në shkresat e lëndës.

Mbrojtësit e të akuzuarve, Bushati, Mullazenuni, Shoshi dhe Aliaj, avokatët Arbër Guta, Korab Bokshi, Meshari Selimaj dhe Prek Kola, i propozuan gjykatës që t’i ketë parasysh rrethanat lehtësuese me rastin e caktimit të llojit dhe lartësisë së dënimit, duke kërkuar kështu dënime sa më të buta për klientët e tyre.

I akuzuar në këtë rast për organizim të bixhozit të paligjshëm është edhe Besart Sutaj, mirëpo ndaj të njëjti është veçuar procedura penale pas propozimit që bëri prokurori, e që nuk u kundërshtuar nga palët tjera, meqenëse sipas të akuzuarve, Besart Sutaj gjendet në Gjermani.

Gjykatësi Drilon Haraçia, pasi që i ka aprovuar pranimin e fajësisë të bërë nga ana e të akuzuarve, ka caktuar 26 shkurtin për shpalljen e aktgjykimit.

Ndryshe, sipas aktakuzës së Prokurorisë Themelore në Gjakovë, i akuzuari Ismet Bushati, po akuzohet se më 9 korrik 2019, rreth orës 20:30, në rrugën “Sylejman Hadum Aga” në Gjakovë, saktësisht në lokalin e tij “Effas Bar”, me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të dobisë pasurore për vete apo personin tjetër ka organizuar dhe zhvilluar veprimtarinë e lojërave të fatit (bastore), në atë mënyrë që në natën kritike pas një kontrolle nga ana e zyrtarëve policor, i akuzuari është zënë duke ushtruar veprimtarinë me lojëra të fatit në kundërshtim me Ligjin për Ndalimin e Lojërave të Fatit.

Tutje sipas aktakuzës, i akuzuari Baton Mullazenuni, po akuzohet se më 9 korrik 2019, rreth orës 20:30, në rrugën “Sylejman Hadum Aga” në Gjakovë, saktësisht në lokalin e tij pa mbishkrim që gjendet në Qarshinë e Madhe, me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të dobisë pasurore për vete apo personin tjetër ka organizuar dhe zhvilluar veprimtarinë e lojërave të fatit (bastore), në atë mënyrë që në natën kritike pas një kontrolle nga ana e zyrtarëve policor, i akuzuari është zënë duke ushtruar veprimtarinë me lojëra të fatit në kundërshtim me Ligjin për Ndalimin e Lojërave të Fatit.

Tutje sipas aktakuzës, i akuzuari Valon Puka, po akuzohet se më 9 korrik 2019, rreth orës 20:15, në rrugën “Musa Zajmi” në Gjakovë, saktësisht në lokalin e tij “Nita”, me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të dobisë pasurore për vete apo personin tjetër ka organizuar dhe zhvilluar veprimtarinë e lojërave të fatit (bastore), në atë mënyrë që në natën kritike pas një kontrolle nga ana e zyrtarëve policor, i akuzuari është zënë duke ushtruar veprimtarinë me lojëra të fatit në kundërshtim me Ligjin për Ndalimin e Lojërave të Fatit.

Tutje sipas aktakuzës, i akuzuari Armend Shoshi, po akuzohet se më 9 korrik 2019, rreth orës 19:10, në rrugën “Nënë Tereza” në Gjakovë, saktësisht në lokalin e tij pa mbishkrim, me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të dobisë pasurore për vete apo personin tjetër ka organizuar dhe zhvilluar veprimtarinë e lojërave të fatit (bastore), në atë mënyrë që në natën kritike pas një kontrolle nga ana e zyrtarëve policor, i akuzuari është zënë duke ushtruar veprimtarinë me lojëra të fatit në kundërshtim me Ligjin për Ndalimin e Lojërave të Fatit.

Tutje sipas aktakuzës, i akuzuari Egzon Nimani, po akuzohet se më 9 korrik 2019, rreth orës 19:10, në rrugën “Ëesli Clark” në Gjakovë, saktësisht në lokalin “Shisha Bar”, me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të dobisë pasurore për vete apo personin tjetër ka organizuar dhe zhvilluar veprimtarinë e lojërave të fatit (bastore), në atë mënyrë që në natën kritike pas një kontrolle nga ana e zyrtarëve policor, i akuzuari është zënë duke ushtruar veprimtarinë me lojëra të fatit në kundërshtim me Ligjin për Ndalimin e Lojërave të Fatit.

Tutje, sipas aktakuzës, i akuzuari Gentian Alija, po akuzohet se më 9 korrik 2019, rreth orës 19:15, në rrugën “Fehmi Agani” në Gjakovë, saktësisht në lokalin pa mbishkrim, me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të dobisë pasurore për vete apo personin tjetër ka organizuar dhe zhvilluar veprimtarinë e lojërave të fatit (bastore), në atë mënyrë që në natën kritike pas një kontrolle nga ana e zyrtarëve policor, i akuzuari është zënë duke ushtruar veprimtarinë me lojëra të fatit në kundërshtim me Ligjin për Ndalimin e Lojërave të Fatit.

Tutje, sipas aktakuzës, i akuzuari Mentor Kasapi, po akuzohet se më 9 korrik 2019, rreth orës 19;15, në rrugën “UÇK” në Gjakovë, saktësisht në lokalin “Caffe Bar”, me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të dobisë pasurore për vete apo personin tjetër ka organizuar dhe zhvilluar veprimtarinë e lojërave të fatit (bastore), në atë mënyrë që në natën kritike pas një kontrolle nga ana e zyrtarëve policor, i akuzuari është zënë duke ushtruar veprimtarinë me lojëra të fatit në kundërshtim me Ligjin për Ndalimin e Lojërave të Fatit.

Tutje sipas aktakuzës, të akuzuarit Jeton Beqiraj dhe Bajrush Beka, po akuzohen se më 9 korrik 2019, rreth orës 20:30, në rrugën “Fehmi Agani” në Gjakovë, saktësisht në lokalin e tij “Caffe Haus”, me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të dobisë pasurore për vete apo personin tjetër të akuzuarit në bashkëveprim kanë organizuar dhe zhvilluar veprimtarinë e lojërave të fatit (bastore), në atë mënyrë që në natën kritike pas një kontrolle nga ana e zyrtarëve policor, i akuzuari është zënë duke ushtruar veprimtarinë me lojëra të fatit në kundërshtim me Ligjin për Ndalimin e Lojërave të Fatit. /BetimipërDrejtësi