NEHAT IDRIZI PRANON DETYRËN E KRYESUESIT TË KGJK-SË, PRIORITET LËNDËT E KORRUPSIONIT (VIDEO)

Raporton: Hyrije MEHMETI

Prishtinë – Nehat Idrizi të martën ka pranuar edhe zyrtarisht detyrën e Kryetarit të Këshillit Gjyqësor të Kosovës (KGJK), të cilën detyrë i’a dorëzoi kryetari i deritanishëm, Enver Peci. Gjatë ceremonisë të pranim-dorëzimit, Peci tha se këtë detyrë po e dorëzon me sfidat dhe problemet të cilat e përcjellin gjyqësorin në përgjithësi, duke potencuar prioritetet si zvogëlimi i numrit të madhë të lëndëvë në punë, ngritja e profesionalizimit, ngritja e llogaridhënies te gjyësorit, dhe ngritja e transparencës te publiku.

Kryesuesi i ri i KGJK-së, Nehat Idrzi konsideron se situata e tanishme në të cilën gjendet sistemi i drejtësisë është me e lehtë krahasuar me atë kur në krye të KGJK-së kishte ardhur Enver Peci. “Për mua është një situatë më e lehtë. Normalisht që neve na presin sfida. E dimë që gjendja ndoshta nuk është në atë nivelin që e dëshirojmë dhe e presim, por shpresojmë se me bashkëpunimin e gjithë kolegëve dhe stafit dhe në bashkëpunim edhe me institucionet tjera si vendore dhe ndërkombëtare të cilat ndihmojnë sundimin e ligjit shpresojmë se do ti’a dalim që vazhdimisht hap pas hapi ta kthejmë besimin të publiku”. Për të arritur besimin, Idrizi konsideron se duhet të ndërmirren disa hapa si: plotësimi i vendeve të punës të gjyqtarëve, rritja e numrit të stafit mbështetës, si dhe integrimin e pjesës veriore në sistemin gjyqësor.
Ndërsa sa i përket lëdëve të korrupsionit, Nehat Idrizi tha për emisionin “Betimi për Drejtësi” se këto lëndë do të vazhdojnë të trajtohen me prioritet. “Është kjo një sfidë për neve. Ne po presim një raport për të parë se në çfarë shkalle janë aktualisht këto lëndë dhe varësisht nga ky raport ne do të ndërmarrim hapat e mëtutjeshëm, mirëpo duhet angazhim me shumë”, ka shtuar ai.

Nehat Idrizi është zgjedhur Kryesues i Këshillit Gjyqësor të Kosovës, më 10 shkurt 2016 duke mundur kandidaten tjetër Makifete Saliuka. Idrizi ka marrë 8 vota të anëtarëve të Këshillit Gjyqësor, ndërsa dy vota ka marrë kandidatja Saliuka. Mandati i Kryesuesit Idrizi është tre vjeçar.

Ky website përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni mirë me këtë, por ju mund të hiqni dorë nëse dëshironi. Prano Lexo më shumë