Nebih Berisha dënohet me mbi 12 vite burgim për vrasjen e bashkëshortes së tij

Raporton: Lutfi MORINA

Prizren – Nebih Berisha, i akuzuar për vrasje të bashkëshortes së tij dhe lëndimin e vajzës së tij, të mërkurën, është dënuar nga Gjykata Themelore në Prizren, me 12 vite e gjashtë muaj burgim.

Aktgjykimin e ka shpallur kryetari i trupit gjykues, Xhevdet Elshani, i cili ka njoftuar se i Berisha është gjetur fajtor për veprën penale të vrasjes së rëndë dhe lëndimit të lehtë trupor. Për vrasjen është dënuar me 12 vite burgim, ndërsa për lëndim të lehtë trupor është dënuar me 1 vit burgim.  Me këtë rast i është shqiptuar dënimi unik prej 12 vitesh e gjashtë muaj.

Elshani tutje ka sqaruar se këtë vendim e kanë marrë duke u bazuar në provat materiale, dëgjimin e dëshmitarëve dhe sidomos në raportin psikiatrik, sipas të cilit, i akuzuari në momentin e kryerjes së veprës penale ka pasur aftësi mendore esencialisht të zvogëluar.

Nebi Berisha, akuzohej se për arsye xhelozie, ka vrarë bashkëshorten e tij, duke e goditur me thikë 21 herë. Poashtu me këtë rast ka lënduar edhe vajzën e tij, e cila është mundur ta mbrojë nënën.

 

 

 

Ky website përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni mirë me këtë, por ju mund të hiqni dorë nëse dëshironi. Prano Lexo më shumë