Në Rahovec po respektohen vendimet e Qeverisë për kufizim të lëvizjes dhe mbyllje të lokaleve

rh
Author

Raporton: Avni Berisha

Mars 26, 2020

Rahovec – Zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjakovës, Nusret Gjurkaj ka thënë se deri më tani nuk ka pasur asnjë shkelje nga qytetarët, sa i përket moszbatimit të masave të vendosura nga Qeveria e Kosovës për mbrojtje nga koronavirusi.

“Sipas informatave që kemi nga terreni, po zbatohet me përpikmëri vendimi i Qeverisë sa i përket ndalimit të lëvizjes së qytetarëve” ka thënë Gjurkaj për “Betimi për Drejtësi”.

Në anën tjetër, edhe drejtori i insepktoratit të Komunës së Rahovecit, Besnik Hoti ka bërë të ditur se të gjitha bizneset në Rahovec po zbatojnë në përpikmëri vendimin e Qeverisë për mbyllje të tyre.

I kontaktuar nga “Betimi për Drejtësi”, Hoti ka thënë se të gjitha bizneset private do të qëndrojnë të mbyllura deri në tejkalimin e gjendjes ekzistuese, si dhe deri në vendimin tjetër të marrë nga ana e Qeverisë së Republikës së Kosovës. /BetimipërDrejtësi