Prishtinë – Gjatë protestës së djeshme para Kuvendit të Kosovës, dy zyrtarë policor kanë marrë lëndime trupore dhe kanë pranuar tretman mjekësor ku njëri prej tyre është goditur në kokë me një mjet të fortë.
Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës, bëhet e ditur se lidhur me rastin është njoftuar prokurori kujdestar, ndërkaq rasti vazhdon të hetohet, raporton “Betimi për Drejtësi”.
“Gjatë një proteste të organizuar, dy zyrtarë policorë kanë pësuar lëndime trupore dhe kanë pranuar tretman mjekësor ku njëri prej tyre është goditur në kokë me një mjet të fortë. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori kujdestar, rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në raport.