Në Prizren arrestohen dy persona për lëndim të lehtë trupor dhe dy të tjerë të cilët ishin në kërkim

Arrestim (2)
Author

Raporton: Liridon Pnishi

Maj 21, 2020

Prizren – Të mërkurën janë arrestuar katër persona në rajonin e Prizrenit, dy prej të cilëve ishin në kërkim nga Policia e Kosovës (PK).

Sipas raportit 24 orësh të PK-së, në rastin e parë janë arrestuar dy persona në fshatin Lubizhdë, pasi që të njëjtit pas një mosmarrëveshje e kanë sulmuar fizikisht viktimën mashkull, i cili ishte duke punuar një pikë të derivateve.

Në raport thuhet se viktima ka pranuar trajtim mjekësor, ndërsa dy të dyshuarit pas intervistimit, me vendim të prokurorit, janë dërguar në mbajtje .

Tutje, në bazë të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata, është arrestuar një femër dhe e njëjta është dërguar në Qendrën Korrektuese, në vuajtje të dënimit.

Po ashtu. është arrestuar edhe një mashkull dhe i njëjti është dërguar në burgun e Dubravës, në vuajtje të dënimit. /BetimipërDrejtësi