Në mungesë të njërit prej të akuzuarve dështon gjykimi për vjedhje pylli

Ferizaj
Author

Raporton: Arbenita IMERI

Gusht 22, 2019

Ferizaj – Mungesa e të akuzuarit për vjedhje pylli, Naser Hajrushi, ka bërë që të dështojë gjykimi ndaj tij dhe të akuzuarit tjetër Remzi Hajrushi, e cila ishte paraparë që të mbahet të enjten, në Gjykatën Themelore në Ferizaj.

Gjykatësi Shabi Idrizi, deklaroi se i akuzuari Naser Hajrushi ka qenë i ftuar në mënyrë të rregullt, por që mungesën e tij nuk e ka arsyetuar.

Mirëpo, sipas të akuzuarit tjetër Remzi Hajrushi, i cili ishte prezent në këtë seancë, i akuzuari Naser Hajrushi nuk ka mundur të jetë prezent për shkak të disa problemeve shëndetësore.

Meqenëse, nuk kishte kushte për mbajtjen e seancës, e njëjta është shtyrë për 25 shtator 2019, në ora 09:00.

Ndryshe, në seancë ishte e pranishme edhe prokurorja Zana Sadiku Sertolli.

Sipas aktakuzës së Prokurorisë Themelore në Ferizaj, e ngritur më 30 prill 2019, Remzi dhe Naser Hajrushi, po akuzohen se më 26 mars 2019, rreth orës 16:30, në vendin e quajtur “Afër Gurrës Kadisë”, paralelja 28 në rajonin Devetak, në bashkëkryerje janë hasur duke vjedhur pyllin.

Gjithnjë sipas aktakuzës, të pandehurit janë takuar nga roja e pyllit duke prerë drurë me sharrë motorike, të cilat i kishin ngarkuar në xhipin e markës “Frantea”, 49 copë trungje, me vëllim të përgjithshëm prej 2.37 metra kub, me ç’ rast të dëmtuarës Agjencisë Pyjore të Kosovës i ka shkaktuar dëm në vlerë prej 359,91 euro.

Për këtë në bashkëkryerje ata akuzohen se kanë kryer veprën penale “vjedhje pylli” nga neni 358 parag.1lidhur me nenin 31 të KPRK-së. /Betimipërdrejtësi