Në mungesë së dy paditësve shtyhet seanca në rastin ku avokatët po kërkojnë anulimin e vendimit të OAK-ut

Raporton: Blerta BARKU

Prishtinë – Në mungesë të paditësve Albana Kelmendi dhe Edita Kusari ka dështuar të mbahet seanca e së enjtes, në Gjykatën Themelore në Prishtinë, Departamenti për Çështje Administrative, në rastin ku e njëjtat së bashku me paditësin Naim Rudari po kërkojnë anulimin e vendimit  të Odës së Avokatëve të Kosovës (OAK).

Lidhur me mungesën e paditëses Kelmendi, gjykatësja e rastit Vjollca Limani, deklaroi se e njëjta është ftuar në mënyrë të rregullt mirëpo mungesën nuk e ka arsyetuar.

Po ashtu e  pranishme në këtë seancë nuk ishte pala e paditur OAK, sipas gjykatëses Limani e njëjta është ftuar në mënyrë të rregullt, por mungesën e saj nuk e ka arsyetuar.

Ndërsa lidhur me mungesën e paditëses Kusari deklaroi se gjykata nuk ka konfirmim nga shërbimi postar nëse ftesa të njëjtës i është dorëzuar në mënyrë të rregullt apo jo.

Duke pasur parasysh këtë rrethanë, gjykatësja Limani mori vendim, me të cilin e shtyu seancën për 16 qershor 2022, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Ndryshe në këtë seancë i pranishëm ishte paditësi Naim Rudari, i cili ka njoftuar gjykatën se paditësja Kelmendi e ka njoftuar se është aksidentuar dhe për këtë nuk ka mundësi që të marrë pjesë në seancë.

Sipas Padisë së ushtruar më 11 nëntor 2016, dhe të ndryshuar më 8 qershor 2020 paditësit-avokatët Albana Kelmendi, Edita Kusari dhe Naim Rudari po kërkojnë nga Gjykata Themelore në Prishtinë, anulimin e vendimit të  Odës së Avokatëve me të cilin ishte refuzuar ankesa e ushtruar nga 47 avokatëve të Zyrës Regjionale të Prishtinës

Me vendim të OAK-së ankesa e paditësve është refuzuar si e palejueshme, në arsyetimin e këtij vendimi thuhet se komisioni i Ankesë pas mbajtjes së seancës dhe pas shqyrtimit të ankesës së grupit  nga 47 avokatëve të Zyrës Regjionale të Prishtinës, me të cilin e ankimojnë, Marrëveshjen e Bashkëpunimit në mes të OAK, Këshillit Gjyqësor të Kosovës, Këshillin Prokurorial të Kosovës dhe të Policisë së Kosovës, të datës 26 prill 2016 dhe Rregulloren për caktimin e avokatëve sipas detyrës zyrtare dhe Ofrimin e ndihmës juridike falas të datës 30 qershor 2016, me kërkesë që të anulojë këtë marrëveshje si të pa bazë ligjore, vlerësimit të thënieve ankimore dhe dispozitave ligjore të nenit 47 par 1, lidhur me nenin 57 par 1 të Rregullores për procedurën disiplinore të OAK dhe ligjore të nenit 98, par1, i Statutit të Odës së Avokatëve të Kosovës, Komisioni i ankesa i OAK, ka kompetencë të shqyrtoi ankesat disiplinore dhe vendimet e Këshillit Drejtues të OAK.

 

 

Ky website përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni mirë me këtë, por ju mund të hiqni dorë nëse dëshironi. Prano Lexo më shumë