Në Ligjin për Mbrojtjen e Konsumatorëve do të përfshihet blerja online

Raporton: Mirjeta Duraku

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë ditë më parë ka nxjerrë në konsultim publik Projektligjin për plotësim/ndryshimin e Ligjit për Mbrojtjen e Konsumatorëve.

Ligji që aktualisht është në fuqi, nuk e përfshin blerjen online, por kjo fushë mbulohet nga neni 37 për kontratat në distancë dhe jashtë objektit afarist.

Nijazi Shala, drejtor i Departamentit për Mbrojtje të Konsumatorit në kuadër të Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, në emisionin “Betimi për Drejtësi”, tha se me projektligjin e ri do të përfshihet edhe blerja online.

“Gjithçka çka blihet jashtë objektit afarist dhe në distancë që ka qenë, që nuk është përmend saktë internet, tash gjithçka e ka edhe blerjen në internet”, tha ai në emisionin “Betimi për Drejtësi” në KTV.

Ndërsa, Fatbardha Restelica nga platforma “Mbrojtësit e Konsumatorëve”, tha se janë duke e analizuar projektligjin, teksa tregoi se çka duhet të përfshijë i njëjti.

“Është shumë me rëndësi që të përfshihet në formën e ardhshme të ligjit komplet direktiva e Bashkimit Evropian për blerjet online edhe të njëjtat behet e implemetueshme sepse me pastaj po mungon edhe buxhetimi i implementimit të ligjit nga institucionet përkatëse, ne po avokojme që kjo të përfshihet komplet e cila me pastaj do e rregullonte blerjet online edhe do i detyronte edhe institucionet tjera të bëjnë më shumë në këtë drejtim, që ti detyroi bizneset ilegale të fiskalizohen”, ka theksuar Restelica.

Sipas tij, rritja e  gjobave ndaj  personave që bëjnë tregti ilegale dhe aktivizimi më i madh i Policisë do ta rregullonte këtë treg.

“Deri tash nuk është që ka në formule magjike se si mund ta bëjmë këto po me rritjen e gjobave, me rritjen e “fince” qysh i quajmë në anglisht të gjobave ndaj personave që bëjnë tregti ilegale, me gjobitjen në numër shumë te madhe edhe me një punë goxha ma aktive të Policeve, kjo do të mund të rregullohej pak me lehte, por siç e thash nuk ka formule magjike se si mund ta rregullojmë gjendjen në treg. Rrjetet sociale ofrojnë mundësi shumë, shumë të mira, mundësi shumë të lehta për biznes pa i fiskalizuar fare kjo është e mete edhe e keqe e këtyre rrjeteve sociale, por që personat fizik po tenton të jetë shumë e favorshme që të bëjnë tregti a u regjistruar askund edhe një fitim të garantuar për ta”, tha ajo në emisionin “Betimi për Drejtësi” në KTV.

Për më shumë ndiqeni  emisionin “Mashtrimet në blerjet online” në KTV, TV Arta dhe në “Betimi për Drejtësi./BetimipërDrejtësi

Ky website përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni mirë me këtë, por ju mund të hiqni dorë nëse dëshironi. Prano Lexo më shumë