Në Komunën e Istogut dy të arrestuar për ushtrim të dhunës në familje

policia_kosoves_299031
Author

Raporton: Alban MEHMETAJ

Mars 31, 2020

IstogDy persona janë arrestuar të hënën në Komunën e Istogut, me dyshimin se kanë ushtruar dhunë në familje.

Një gjë e tillë është bërë e ditur nga raporti 24 orësh i Policisë së Kosovës.

Sipas raportit, njëri dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij, ndërsa tjetri dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj viktimës femër, ku kjo e fundit raportohet se ka marrë tretman mjekësor ngase ka pësuar lëndime të lehta trupore.

“Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh.

Ata dyshohen se kanë kryer veprën penale “dhuna në familje”. /BetimipërDrejtësi