Në Fushë Kosovë arrestohet e dyshuara për fyerje dhe sharje të policëve, si dhe i dyshuari për sulm fizik ndaj ish-bashkëshortes

Arrestim (4)
Author

Raporton: Mirjeta PLAKIQI

Maj 21, 2020

Fushë Kosovë – Të mërkurën, në Komunën e Fushë Kosovës, janë arrestuar dy persona për vepra të ndryshme penale.

Kjo është bërë e ditur përmes raportit 24 orësh të Policisë se Kosovës.

Në rastin e parë, në rrugën “Nëna Terezë”, rreth orës 17:15, është arrestuar një femër, pasi dyshohet se ka fyer dhe penguar zyrtarët policor në kryerjen e detyrës së tyre.

Pas njoftimit me rastin, prokurori kujdestar ka urdhëruar që rasti të procedohet në procedurë të rregullt.

Po ashtu, është raportuar dhe një rast i dhunës në familjes, ku një femër thuhet se është sulmuar fizikisht nga ish-bashkëshorti i saj.

“Në Fushë Kosovë, rreth orës 14:55, viktima femër kosovare ka deklaruar se pas një mosmarrëveshje është sulmuar fizikisht nga ish bashkëshorti i saj, i dyshuari mashkull kosovar, viktimës i është ofruar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari ka mbetur që të paraqitet në polici” thuhet në raportin policor. /BetimipërDrejtësi