Në Ferizaj e Han të Elezit kapen mbi 7 mijë kilogramë mjaltë

Raporton: “Betimi për Drejtësi”

Ferizaj – Polica e Kosovës njofton se të mërkurën në Ferizaj dhe Han të Elezit në bashkëpunim me Doganën kanë gjetur dhe konfiskuar mjaltë të dyshimtë dhe pa origjinë.

Siç ka bërë të ditur Policia aksioni është zhvilluar në katër lokacione të ndryshme në Ferizaj e Han të Helezit, raporton “Betimi për Drejtësi”.

“Gjatë kontrollit në një depo në Ferizaj janë gjetur 5033 kg mjaltë, ndërsa në Han të Elezit janë gjetur 2075 kg mjaltë, të cilat më pas janë konfiskuar nga Dogana e Kosovës”, njofton Policia.

Në lidhje me këtë janë njoftuar Dogana e Kosovës , inspektorët e AUVK-ut dhe Njësia e Krimeve Ekonimike e Policisë së Kosovës të cilët janë në vendin e ngjarjes, për procedura të mëtejmë hetimore. /BetimipërDrejtësi

 

Ky website përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni mirë me këtë, por ju mund të hiqni dorë nëse dëshironi. Prano Lexo më shumë