Ndikimi në të pandehurit për të pranuar fajësinë

Raporton: “Betimi për Drejtësi”

Ndiqeni emisionin “Betimi për Drejtësi” ku është trajtuar tema “Ndikimi në të pandehurit për të pranuar fajësinë”.

Siguria juridike dhe respektimi i të drejtave të të pandehurve në procedurë penale është e garantuar me Kushtetutë dhe ligj. Këto të drejta, nuk mund të derogohen as gjatë gjendjes së jashtëzakonshme.

Në një proces gjyqësor të drejtë, të pavarur dhe të paanshëm në çështjet penale ku mund të shqiptohet dënimi me burgim efektiv,  përfaqësimi i të pandehurëve me avokatë në çdo fazë të procedurës penale është obligative.  Barazia e armeve në procedurë penale garanton proces të drejtë gjyqësor. Gjykatësi  obligohet që në mënyrë proaktive të mbroj të drejtat e të pandehurve gjatë procedurave gjyqësore.

Por, kjo duket se nuk ndodhë në të gjitha rastet. Për hedhje të gazit lotsjellës gjatë vitit 2016 në Kuvendin e Republikë së Kosovës, Shqipe Pantina akuzohet për dy vepra penale “Përdorim të armës” dhe “Sulm ndaj personit zyrtar”. Aktakuzën ndaj saj, Pantina e ka parë vetëm kur është paraqitur në gjykatë. Përkundër që ajo kishte pranuar fajësinë vetëm për një vepër penale, ajo është dënuar edhe për veprën tjetër penale, edhe pse pranimi i fajësisë nuk përmbushte kriteret dhe procedurat që i përcakton ligji. Rrjedha e seancës e përshkruar në procesverbalin e gjykatës, nuk korrespondon me atë që ka ndodhur në Gjykatë. Në fund të kësaj seance, Pantina është dënuar nga gjykata me 6 muaj burgim me kusht dhe 400 euro gjobë.

Lidhur me këtë rast “Betimi për Drejtësi” ka zhvilluar një hulumtim ku ka intervistuar të gjitha palët dhe ka analizuar dokumentet relevante.

Për të gjitha këto dhe më tepër ndiqeni emisionin e plotë./BetimipërDrejtësi

Ky website përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni mirë me këtë, por ju mund të hiqni dorë nëse dëshironi. Prano Lexo më shumë