Ndihma juridike falas

“Betimi për Drejtësi”

Ndiqeni emisionin “Betimi për Drejtësi” për përfaqësimin e qytetarëve në procedura gjyqësore. Qytetarët e Republikës së Kosovës vazhdojnë të përballen me probleme të shumta, dhe të drejtat e tyre të shkelen nga disa institucione. Cilat janë shërbimet që ofrohen në Agjencinë për ndihmë juridike falas? Cila është mënyra që qytetari të përfitojë ndihmë juridike falas? Cilat janë kapacitetet e Agjencisë për ndihmë juridike falas për përfaqësimin e të drejtëve të qytetarëve? Sa shkelen të drejtat e të pandehurve në procedurë penale në mungesë të përfaqësimit me avokat? Për të gjitha këto dhe më shumë, ndiqeni intervistën me drejtorin ekzekutiv të Agjencisë për ndihmë juridike falas, z.Ramadan Gashi.

Gjatë emisionit do të transmetohet edhe rubrika monitorimit të rasteve të korrupsionit në të gjitha Gjykatat e Republikës së Kosovës.

Ky website përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni mirë me këtë, por ju mund të hiqni dorë nëse dëshironi. Prano Lexo më shumë