Ndihma Juridike Falas gjatë pandemisë së koronavirusit

“Betimi për Drejtësi”

Prishtinë – Ndiqeni emisionin “Betimi për Drejtësi” për ndihmën juridike falas të ofruar gjatë kohës të pandemisë së koronavirusit.

Pavarësisht reduktimit dhe kufizimit të detyrave dhe punëve në institucionet e caktuara publike, të njëjtat janë ende funksionale, sidomos institucionet e drejtësisë, kur bëhet fjalë për rastet e natyrës urgjente. Në këtë fazë, qytetarët kanë sfida të shumta në realizimin e të drejtave të tyre për shkak të gjendjes se krijuar. Në Kosovë ka institucione publike dhe organizata jo qeveritare të cilat ofrojnë ndihmë juridike falas. Në këtë drejtim, është Agjencia për Ndihmë Juridike Falas, Zyra për Mbrojtjen e Viktimave të Krimit, si dhe Qendra për Ndihmë Juridike Falas e Institutit të Kosovës për Drejtësi.

Gjatë emisionit do të kuptoni se si po funksionojnë ato gjatë kësaj kohe të pandemisë dhe se si qytetarët mund të përfitojnë ndihmë juridike falas.

Ky website përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni mirë me këtë, por ju mund të hiqni dorë nëse dëshironi. Prano Lexo më shumë