Ndërron jetë gruaja që u godit nga vetura dy ditë më parë në Novosellë të Pejës

Raporton: “Betimi për Drejtësi”

Pejë – Një grua ka vdekur në Spitalin Rajonal të Pejës, pasi ishte goditur nga një veturë dy ditë më parë në fshatin Novosellë të Pejës.

Në raportin e policisë thuhet se me vendim të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, raporton “Betimi për Drejtësi”.

I dyshuari është arrestuar nga policia dhe është dërguar në mbajtje.

“Fsh. Novosellë, Pejë 27.05.2022 – 22:35. Ka ndodhë një aksident trafiku në mes të një automjeti dhe një këmbësori femër kosovare. Si pasojë, lëndime të rënda trupore ka pësuar viktima, e cila pasi është dërguar në spitalin rajonal ka ndërruar jetë. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në IML për Obduksion, ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë. BetimipërDrejtësi

Ky website përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni mirë me këtë, por ju mund të hiqni dorë nëse dëshironi. Prano Lexo më shumë