Ndalohet për 48 orë i dyshuari për dhunë në familje, vjedhje dhe dëmtim të pasurisë në Pejë

Foto Prokuroria Themelore Pejë
Author

Raporton: Driton NOCAJ

Mars 26, 2020

Pejë – Masa e ndalimit prej 48 orëve i është caktuar të dyshuarit për kryerje të tre veprave penale, si dhunë në familje, vjedhje dhe dëmtim të pasurisë.

Konfirmimin për arrestimin e të dyshuarit, për “Betimi për Drejtësi”, e ka dhënë zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi.

Ai tha se i dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurores kujdestare i është caktuar masa e ndalimit prej 48 orëve.

Sipas tij, ai dyshohet se këto tre vepra penale i ka kryer gjatë ditës së djeshme dhe të sotme.

Ndryshe, “Betimi për Drejtësi” ka raportuar vazhdimisht për gjendjen e sigurisë në vend, gjatë kohës së përhapjes së pandemisë Covid-19.

Nga 13 marsi kur ishin paraqitur dy rastet e para të prekura me pandeminë globale Covid-19 e deri më 25 mars, Policia e Kosovës ka arrestuar 221 persona për vepra të ndryshme penale. /BetimipërDrejtësi