Ndalohen pesë shtetas të Bangladeshit, ishin futur ilegalisht nga Shqipëria në Kosovë
Policia e Kosovës ka njoftuar se ka ndaluar pesë shtetas të Bangladeshit, të cilën kanë kaluar ilegalisht kufirin dhe kanë ardhur nga Shqipëria.
Në njoftimin e Policisë, thuhet se shtetasit e Bangladeshit kishin synim ta përdornin territorin e Kosovës si transit për të shkuar në vendet e perëndimit.
:Gjatë vëzhgimit, janë vërejtur pesë persona të cilët nga pjesa e malit, zbrisnin në drejtim të autostradës ku po i priste një veturë TAXI me targa vendore. Bëhet fjalë për pesë persona meshkuj, shtetas nga Banglladeshi, të cilët kishin hyrë ilegalisht në vendin tonë dhe qëllim kishin emigrimin në shtetet të perëndimit. Policia ka arritur ta ndalojë këtë transport, ka intervistuar drejtuesin e automjetit, të dyshuarin mashkull kosovar, 35 vjeçar, i cili deklaron se kishte qëllim që pesë emigrantët t’i dërgonte deri në Prishtinë”, thuhet në njoftimin e Policisë/BetimipërDrejtësi