Ndalohen 14 emigrantë të jashtëligjshëm në Drenas

Raporton: “Betimi për Drejtësi”

Drenas – Policia e Kosovës njofton se ka ndaluar një rast të trafikimit me emigrantë në Drenas.

Sipas raportit 24-orësh të policisë, gjatë kontrollit janë hasur 14 persona shtetas të Sirisë dhe Irakut, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Emigrantët janë dërguar në zyrën për migrim, ndërsa me vendim të prokurorit i dyshuari është arrestuar dhe dërguar në mbajtje./BetimipërDrejtësi

Ky website përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni mirë me këtë, por ju mund të hiqni dorë nëse dëshironi. Prano Lexo më shumë