MUNGON PROKURORI, SHTYHET SEANCA PËR KORRUPSION

Raporton: Erlina TAFA

Prishtinë – Vazhdimi i shqyrtimit gjyqësor kundër të akuzuarëve Naim Llapashtica, Fatlum Rudari dhe Abaz Bajra ishte paraparë të mbahet të premtën në Gjykatën Themelore në Prishtinëpor e njëjta është shtyrë për shkak të mungesës së prokurorit. Ky i fundit, ishte ftuar me rregull, por i njëjti nuk është paraqitur të premtën dhe as nuk ka njoftuar për arsyet e mungesës. Përpilues i aktit akuzues në këtë rast është prokurori Ilaz Beqiri, megjithatë në tri seancat gjyqësore të zhvilluara deri më tani, gjithmonë akuza është përfaqësuar prej prokurorëve të ndryshëm.

“Në seancën gjyqësore të zhvilluar më 12 dhjetor të vitit të kaluar, Prokurori i Shtetit ka kërkuar shtyrje të seancës me qëllim që të bëj precizimin e aktit akuzues, por gjykata nuk e ka marr me shkrim këtë precizim nga Prokuroria”, tha gjyqtari Hoxha, Kryetar i Trupit Gjykues.

Naim Lapashtica pretendohet të ketë shpërdorur pozitën e tij zyrtare si instruktor në Auto Shkollën “Dora”- Prishtinë në bazë të marrëveshjes paraprake me një person të panjohur në mënyrë që t’i ndihmojë tani të akuzuarve Fatlum Rudari dhe Abaz Bajra dhënien e provimit. Prokuroria pretendon se një gjë të tillë është ekzekutuar me vendosjen e mikrofonave dhe pajisjeve elektronike në trupin e kandidatëve në mënyrë që Lapashtica të mund t’ia diktojë përgjigjet. Ndërkaq Bajra dhe Rudari akuzohen për veprën penale dhënia e ryshfetit. Seanca e ardhshme u caktua për datën 10 mars 2016.

Ky website përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni mirë me këtë, por ju mund të hiqni dorë nëse dëshironi. Prano Lexo më shumë