MUNGON PROKURORI, SHTYHET SEANCA PËR KORRUPSION NDAJ REFIK LATIFAJT

Raporton: Syzana REXHEPI

Gjilan – Vazhdimi i shqyrtimit gjyqësor kundër të akuzuarit Refik Latifaj,ishte paraparë të mbahej të mërkurën në Gjykatën Themelore në Gjilan, por e njëjta është shtyrë për shkak të mungesës së prokurorit Afrim Shefkiu, i cili gjendet në udhëtim zyrtar.

Në këtë rast, Refik Latifaj akuzohet se gjatë periudhë 2013/14, në cilësinë e personit zyrtar-Shef i Inspeksionit në Komunën e Kamenicës, me qëllim që vetit apo tjetrit ti sjell dobi  të kundërligjshme pasurore, në vazhdimësi ka keqpërdorur pozitën zyrtare, duke ju ndihmuar në forma të ndryshme kompanive që merren me eksploatimin e rërës dhe zhavorit. Atyre ju dhënë instruksione për eksplatim ilegal, të rërës dhe zhavorit, duke i udhëzuar kompanit të paisen me dokumente fiktive doganore si mbulesë për veprimtarinë e tyre ilegale. Këto veprimtari janë në kundërshtim me vendimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës, numër 02/46, të 2 nëntorit 2011, i cili vendim ka ndaluar në tërësi eksploatimin e materive nga shtretrit, brigjet dhe hapësirat për rreth lumenjëve. Seanca e rradhës u caktua më 3 qershor 2016, ora 9;00.

 

Ky website përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni mirë me këtë, por ju mund të hiqni dorë nëse dëshironi. Prano Lexo më shumë