MUNGON PROKURORI, SHTYHET SEANCA PËR KORRUPSION

Raporton: Syzana REXHEPI

Gjilan– Mungesa e prokurorit, Shaban Spahiu, ka qenë shkak i shtyerjes së seancës të mërkurën në rastin kundër të akuzuarit Xhemaijl Pireva. Lidhur me mungesën e tij prokurori e kishte njoftuar me kohë gjykatën, me arsyetimin se për disa shkaqe objektive nuk mundet të marrë pjesë në këtë seancë.

Procesi gjyqësor zhvillohet në bazë të aktakuzës së Prokurorisë Themelore në Gjilan, e cila e ngarkon Xhemaijl Pirevan me veprën penale “keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”.  Pireva akuzohet se më datën 8 nëntor 2014,  në kohë të pa caktuar në Komunën Kamenicës, në cilësinë e zyrtarit të gjendjes civile, kishte mundësuar përpilimin e dokumentit zyrtar me përmbajtje të rreme. Sipas aktakuzës, Pireva me nënshkrimin e tij kishte imituar nënshkrimin e, Kryetarit të Këshillit Lokal për Lagjen “Qamëria“,Enver Krasniqit, dhe kishte firmosur tre vërtetime në emër të: Cveta Kostiqit, Zllatka Dejkoviq dhe Miliana Stamenokoviqi, me të cilat kishte vërtetuar se këta persona të nacionalitetit serb ishin banor të përhershëm në lagjes “Qamëria “edhe pse të njëjtit nuk ishin banor të kësaj lagje .

 

Ky website përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni mirë me këtë, por ju mund të hiqni dorë nëse dëshironi. Prano Lexo më shumë