MUNGON PROKURORI, SHTYHET SEANCA  PËR KORRUPSION

Raporton: Syzana REXHEPI

Gjilan – Vazhdimi i shqyrtimit gjyqësor kundër të akuzuarve Besart Pira, Samet Veseli, Ramadan Deliu dhe Arsim Bejta ishte paraparë të mbahej të mërkurën në Gjykatën Themelore në Gjilan, por e njëjta është shtyrë për shkak të mungesës së prokurorit, Afrim Shefkiu. Ky i fundit, ishte ftuar me rregullt, por i njëjti nuk është paraqitur të mërkurën dhe nuk ka njoftuar për arsyet e mungesës.

Arsim Bejta pretendohet të ketë shpërdorur pozitën zyrtare si instruktor në Auto Shkollën “Driloni” në Gjilan, ku në bazë të marrëveshjes paraprake me Samet Veselin në mënyrë që ti ndihmojë tani të akuzuarit Besart Pira dhënien e provimit. Ndërkaq Samet Veseli akuzohet për marrje të ryshfetit. Ndërsa Besart Pira dhe Ramadan Deli akuzohen për veprën penale dhënia e ryshfetit. Seanca e ardhshme u caktua për 24 maj 2016, ora 09:00.

 

Ky website përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni mirë me këtë, por ju mund të hiqni dorë nëse dëshironi. Prano Lexo më shumë