MUNGON PROKURORI SHTYHET SEANCA NDAJ TË AKUZUARIT PËR VJEDHJE TË RRYMËS

Raporton: Verona KADRIU

Ferizaj – Vetëm 30 minuta para se të fillonte seanca të mërkurën ndaj të akuzuarit, Naser Mehmeti, për vjedhje të rrymës, prokurori Visar Musa, ka njoftuar se është në një trajnim dhe  nuk mund të jetë prezentë në Gjykatën Themelore të Ferizajt.

Kjo ka qenë arsyeja e parë pse ka dështuar të mbahet seanca. Në sallën e gjykimit kanë munguar edhe përfaqësuesi i palës së dëmtuar, KEK-ut.

Pas këtyre dy mungesave, gjykatësja individuale e çështjes Hakile Ilazi ka shtyrë seancën për 3 gusht të këtij viti.

Prokuroria Themelore e Ferizajt e akuzon Naser Mehmetin  për vjedhje të shërbimeve komunale nga Neni 320 paragrafi i 1 të Kodit Penal. Sipas aktakuzës, Mehmeti kishte dëmtuar bllombën e njehsorit elektorit, bë shtëpinë e tij në fshatin Vojnovcë të Shtimës, prej datës së pacaktuar deri më 20 nëntor të vitit 2014. Sipas aktakuzës, Distrikti i KEDS-it në Ferizaj është dëmtuar në shumën prej 413 eurosh.

 

 

Ky website përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni mirë me këtë, por ju mund të hiqni dorë nëse dëshironi. Prano Lexo më shumë