MUNGON PROKURORI DHE PËRFAQËSUESI  I DOGANAVE, SHTYHET SEANCA NDAJ DEPOISTËVE

Raporton : Adem KRASNIQI

Vushtrri – Për shkak të mosprezencës së prokurorit të rastit Ismet Ujkanit dhe përfaqësuesit të Doganave të Kosovës, u shty vazhdimi i shqyrtimit gjyqësor ndaj Ali Smakiqit dhe Flurim Latifit, depoist në Doganat e Kosovës, të akuzuar për veprën penale “përvetësimi gjatë ushtrimit të detyrës”.

“Sanca e sotme duhet të shtyhet sepse prokurori Ujkani më ka informuar se nuk mund të vijë në këtë seancë, sepse në të njëtën kohë ka seancë në një rast tjetër. Gjithashtu mungon edhe një përfaqësues i doganave të cilët nuk na kan lajmëruar për mosprezencën e tyre”, tha gjykatësi Beqir Halili.

Ali Smakiqi dhe Flurim Latifi, akuzohen se gjatë periudhës prej 28 nëntor 2007 e deri më 24 shtator 2008, në depon e mallrave të konfiskuara në kuadër të Doganave të Kosovës në Mitrovicë, si persona zyrtarë deposit, kanë përvetësuar pasurinë e luajtshme, me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të dobisë pasurore, në atë mënyrë që në bashkëkryerje kan marrë nga depoja 229 pako, 47 boksa e 7 paqeta cigare të llojit Marlboro, në vlerë të përgjithshme prej 172.445 euro.

Seanca e radhës e vazhdimit të shqyrtimit gjyqësor, u caktua të mabahet më 20 maj, në ora 10:00.

Ky website përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni mirë me këtë, por ju mund të hiqni dorë nëse dëshironi. Prano Lexo më shumë