Mungon pa arsye e akuzuara, shtyhet gjykimi për mbajtje dhe shitje të armës

Raporton: Adelina Ajeti

Gjilan- Për shkak të mungesës së të akuzuarës A.H. është shtyrë gjykimi i së enjtes në Gjykatën Themelore në Gjilan për mbajtje dhe shitje të armës.

Gjyqtari Islam Thaçi, ka njoftuar se mungon e akuzuara A.H, edhe pse ka qenë e ftuar në mënyrë të rregullt por mungesën e saj nuk e ka arsyetuar, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Prezent në shqyrtim gjyqësor ka qenë, mbrojtësi i të akuzuarës A.H, avokat Ilmi Qerimi si dhe dëshmitari E.M., zyrtar policor.

Në mungesë të kushteve ligjore, gjyqtari Thaçi e ka shtyrë seancën duke e caktuar të radhës për datë 9 shtator 2022.

Ndryshe në këtë rast kanë qenë të akuzuar edhe, N.K., B.H. dhe B.Q, të cilët kanë pranuar fajësinë për mbajtje dhe shitje të armës, dhe janë shpallur fajtor, ndërsa ndaj të akuzuarës A.H. është veçuar lënda, ngase ajo ishte deklaruar fajtore për veprën penale vjedhje, ndërsa nuk e ka pranuar fajësinë për veprat e tjera penale për të cilat akuzohet.

Sipas aktakuzës, i pandehuri N.K. në kohë të papërcaktuar më parë e deri më datë 04.07.2021,  pa autorizim dhe në kundërshtim me ligjin e zbatueshëm lidhur me armët, ka mbajtur në pronësi armën e zjarrtë edhe atë revolen e markës “F.B.Radom. Vis”, me një karikator dhe pesë (5) fishekë të kalibrit 9mm.

Me çka ka kryer veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” nga neni 366 paragrafi 1 të KPRK-së, e dënueshme me gjobë deri në shtatëmijë e pesëqind (7.500) Euro ose me burgim deri në pesë (5) vjet.

Ndërsa, e pandehura A.H. më datë 04.07.2021 rreth orës 19:00, në Kamenicë, në lagjen “Qamëria”, me qëllim të përvetësimit të kundërligjshëm pasuror, lidhur me pasurinë e luajtshëm, në shtëpinë e të dëmtuarit N.K, në dhomën e gjumit nën jastëk merr armën e zjarrit, revolen e markës “F.B.Radom. Vis”, me një karikator dhe pesë (5) fishekë të kalibrit 9mm, duke i shkaktuar të dëmtuarit dëm të material në vlerë të papërcaktuar.

Me çka ka kryer veprën penale “Vjedhje”, nga neni 313 paragrafi .1 pika 1.1 të KPRK-së, e dënueshme me gjobë dhe me burgim deri në tre (3) vjet.

Tutje, prej datës 04.07.2021 e deri më datë 05.07.2021, e pandehura A.H. pa autorizim dhe në kundërshtim me ligjin e zbatueshëm lidhur me armët, ka mbajtur në pronësi armën e zjarrtë, revolen e markës “F.B.Radom. Vis”, me një karikator kalibrit dhe pesë (5) fishekë të 9mm.

Me çka ka kryer veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” nga neni 366 paragrafi 1 të KPRK-së, e dënueshme me gjobë deri në shtatëmijë e pesëqind (7.500) Euro ose me burgim deri në pesë (5) vjet.

Po ashtu e njëjta më datë 05.07.2021 në Gjilan, pa autorizim ia ka shitur armën e zjarrit – revolen e markës “F.B.Radom. Vis”, me një karikator dhe pesë (5) fishekë të kalibrit 9mm, në shumë prej 250€ të pandehurit B.H.

Me çka ka kryer veprën penale “Importi, eksporti, furnizimi, transportimi, prodhimi, këmbimi, ndërmjetësimi ose shitja e paautorizuar e armëve apo materieve plasëse”, nga neni 364 paragrafi 1 të KPRK-ës, e dënueshme me gjobë deri në shtatëmijepesëqind (7.500) Euro dhe me burgim prej një (1) deri në tetë (8) vjet.

Po ashtu sipas aktakuzës i pandehuri B.H., me datë 05.07.2021, pa autorizim dhe në kundërshtim me ligjin e zbatueshëm lidhur me armët, ka mbajtur në pronësi armën e zjarrtë, revolen e markës “F.B.Radom. Vis”, me një karikator dhe pesë (5) fishekë të kalibrit 9mm.

Me çka ka kryer veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” nga neni 366 paragrafi 1 të KPRK-së, e dënueshme me gjobë deri në shtatëmijë e pesëqind (7.500) Euro ose me burgim deri në pesë (5) vjet.

I njëjti, më datë 05.07.2021 në Gjilan,  pa autorizim ka blerë armën e zjarrit – revolen e markës “F.B.Radom. Vis”, me një karikator dhe pesë (5) fishekë të kalibrit 9mm, në shumë prej 250€ prej të pandehurës A.H.

Me çka ka kryer veprën penale “Importi, eksporti, furnizimi, transportimi, prodhimi, këmbimi, ndërmjetësimi ose shitja e paautorizuar e armëve apo materieve plasëse”,  nga neni 364 paragrafi 1 të KPRK-ës, e dënueshme me gjobë deri në shtatëmijepesëqind (7.500) euro dhe me burgim prej një (1) deri në tetë (8) vjet.

Gjithnjë sipas aktakuzës, i pandehuri B.H. më datë 05.07.2021 në Gjilan, pa autorizim ia ka shit armën e zjarrit – revolen e markës “F.B.Radom. Vis”, me një karikator dhe pesë (5) fishekë të kalibrit 9mm, në shumë prej 750€ të pandehurit B.Q.

Me çka ka kryer veprën penale “Importi, eksporti, furnizimi, transportimi, prodhimi, këmbimi, ndërmjetësimi ose shitja e paautorizuar e armëve apo materieve plasëse”, nga neni 364 paragrafi 1 të KPRK-ës, e dënueshme me gjobë deri në shtatëmijepesëqind (7.500) Euro dhe me burgim prej një (1) deri në tetë (8) vjet.

Në aktakuzë thuhet po ashtu se i akuzuari B.Q, prej datës 05.07.2021 e deri më datë 08.07.2021, pa autorizim dhe në kundërshtim me ligjin e zbatueshëm lidhur me armët, ka mbajtur në pronësi armën e zjarrtë, revolen e markës “F.B.Radom. Vis”, me një karikator dhe pesë (5) fishekë të kalibrit 9mm.

Me çka ka kryer veprën penale mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve nga neni 366 paragrafi 1 të KPRK-së, e dënueshme me gjobë deri në shtatëmijë e pesëqind (7.500) Euro ose me burgim deri në pesë (5) vjet.

Ndërsa i njëjti me datë 05.07.2021 në Gjilan, pa autorizim ka blerë armën e zjarrit – revolen e markës “F.B.Radom. Vis” Mod.35.Pat.Nr. 15567 prodhim gjerman, me një karikator dhe pesë (5) fishekë të kalibrit 9mm, në shumë prej 750€ prej të pandehurit B.H.

Me çka ka kryer veprën penale “Importi, eksporti, furnizimi, transportimi, prodhimi, këmbimi, ndërmjetësimi ose shitja e paautorizuar e armëve apo materieve plasëse”, nga neni 364 paragrafi 1 të KPRK-ës, e dënueshme me gjobë deri në shtatëmijepesëqind (7.500) Euro dhe me burgim prej një (1) deri në tetë (8) vjet. /BetimipërDrejtësi

Shënim: Personi i përmendur në këtë artikull konsiderohet i pafajshëm, përveç nëse nga gjykata vërtetohet se është fajtorë me vendim të formës së prerë.

Ky website përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni mirë me këtë, por ju mund të hiqni dorë nëse dëshironi. Prano Lexo më shumë