MUNGON NJËRI NGA TË AKUZUARIT, SHTYHET SEANCA PËR KORRUPSION

Raporton: Arbelina DEDUSHAJ

Prishtinë  – Në Gjykatën Themelore në Prishtinë, të martën u shty seanca ndaj Fatlum Rudarit dhe Abaz Bajra, të akuzuar për veprën penale ‘’dhënie të ryshfetit”.

Gjykatësi Faik Hoxha morri aktvendim që seanca të shtyhet pasi me mungesë të të akuzuarit Abaz Bajra nuk ishin plotësuar kushtet për mbajtjen e së njëjtës.

Në këtë seancë po ashtu u bë precizimi i aktakuzës, ku për të akuzuarin Naim Llapashtica për veprën penale “shpërdorim i pozitës zyrtare apo i autorizimit” pushoi procedura penale për shkak të parashkrimit.

Sipas aktakuzës së datës 7 tetor 2010, të akuzuarit Fatlum Rudari  dhe Abaz Bajra me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm, gjegjësisht për dhënien e provimit për patent-shofer për kategornië “B”,  në Autoshkollën “Dora” në Prishtinë paraprakisht kishin arritur marrëveshje me të pandehurin Naim Llapashtica për vendosjen e pajisjeve elektroteknike,me qëllim të dhëniës së provimit, për të cilën gjë të pandehurit Rudari dhe Bajra duhej të paguanin një shumë të hollash. Ndërkaq në ditën e provimit të njëjtit kishtin vendosur mikrofonin dhe pajisjet tjera të nevojshme  në trupin e tyre,derisa jashtë  objektit ku mbahej provimi,iu  kishte diktuar i pandehuri Llapashtica se si të plotësohej testi dhe si pasojë e kësaj të njëjtit në mënyrë të kundërligjshme kishin kaluar testin.Seanca e ardhshme u caktua për datën 12 prill 2016 në ora 09:00.

Ky website përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni mirë me këtë, por ju mund të hiqni dorë nëse dëshironi. Prano Lexo më shumë