MUNGON NJËRI NGA TË AKUZUARIT, SHTYHET SEANCA PËR FALSIFIKIM TË PARASË

Raporton: Verona KADRIU

Ferizaj – Të hënën në Gjykatën Themelore në Ferizaj është paraparë të mbahej shqyrtimi fillestar ndaj dy të pandehurve Blerim Livoreka dhe Taxhedin Luma, të cilët akuzohen për veprën penale “falsifikim i parasë” në bashkëkryerje. Mirëpo për shkak të mosplotësimit të kushteve ligjore, gjegjësisht  mungesës së të akuzuarit Taxhedin Luma seanca nuk u mbajt, e ndërkaq për mosprezencën e Lumës, kryetari i trupit gjykues Musa Konxheli konstatoi se në ftesën e dërguar është kthyer përgjigje se i njëjti është shpërngulur nga vendbanimi i tij dhe që tani nuk dihet se ku është. Lidhur me këtë të fundit gjyqtari i çështjes po ashtu konstatoi se Gjykata zyrtarisht do të lëshoj urdhëresë për konfirmimin e vendndodhjes së tij, dhe pas pranimit të verifikimit të adresës edhe do të caktohet një datë për fillimin e shqyrtimi gjyqësor.

Sipas aktakuzës së ngritur nga Prokuroria Themelore në Ferizaj, të pandehurit Blerim Livoreka dhe Taxhedin Luma akuzohen për veprën penale “falsifikim i parasë” në bashkëkryerje nga neni 302 paragrafi 2 lidhur me nenin 31 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës, sepse më 7 qershor 2013 në Kaçanik, në lokalin “Agora” të pandehurit Blerim Livoreka dhe Taxhedin Luma në bashkëkryerje kanë vënë në qarkullim paranë e falsifikuar edhe pse e kanë ditur se paraja është e falsifikuar, dhe atë një bankënotë prej 200 euro, të cilën para e kanë marrë nga një person NN nga Maqedonia si mostër me qëllim, që më vonë të marrin para tjetër për të vënë në qarkullim prej 36 000 euro bankënota të falsifikuara, e të cilën bankënotë ia kanë dhënë një personi nga Prishtina.

Ky website përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni mirë me këtë, por ju mund të hiqni dorë nëse dëshironi. Prano Lexo më shumë