Mungon njëri nga gjykatësit e trupit gjykues, shtyhet seanca për korrupsion

Raporton: Adem KRASNIQI

Prishtinë – Seanca e fjalës përfundimtare, në rastin kundër të akuzuarve Ismet Jashari, Ardian, Sadiku dhe Besnik Jashari, të akuzuar për veprën penale “përvetësimi në detyrë” u shty të martën në Gjykatën Themelore në Prishtinë, sepse mungoi njëri nga gjykatësit e trupit gjykues, Faik Hoxha.

Sipas kryetares së trupit gjykues, gjykatëses Valbona Musliu, gjykatësi Hoxha gjendej në spital për shkaqe shëndetësore, dhe siç tha jo, kjo seancë duhet të shtyhet. Seanca e radhës u caktua më 19 tetor 2016, në ora 13:15.

Sipas aktakuzës së 24 nëntorit 2014, të pandehurit Ismet Jashari, Ardian Sadiku dhe Besnik Jashari, akuzohen për kryerjen e veprës penale”përvetësim në detyrë”, ku Ardian Jashari  sa ishte duke punuar si menaxher i kompanisë ”BELKOS”SH.P.K. në Prizren, me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të dobisë pasurore ka përvetësuar pasurinë e të njëjtës kompani, nëpër qendra të ndryshme tregtare në Lipjan, Prishtinë dhe në Mitrovicë dhe atë në shumën prej 3.744,31 euro.

Ndërsa Ardian Sadiku, i punësuar po ashtu në kompaninë “BELKOS”, si komercialist ka përvetësuar mjete nga kompania në fjalë nëpër qendra të ndryshme tregtare në Lipjan, Prishtinë dhe në Mitrovicë, në shumën prej 1.893,63 euro, para të cilat i ishin besuar të njëjtit për shkak të pozitës së tij.

Besnik Jashari, si person zyrtar në pozitën e komercialistit, po ashtu kontabilist në kompaninë”BELKOS”, në mënyrë të kundërligjshme ka përvetësuar shumën prej 1.607,14 euro në regjionin e Prishtinës dhe Mitrovicës.

 

 

Ky website përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni mirë me këtë, por ju mund të hiqni dorë nëse dëshironi. Prano Lexo më shumë