Mungon njëri ndër të akuzuarit, dështon gjykimi për uzurpim të paligjshëm të pronës në bashkëkryerje

Xhevat bytyqi
Author

Raporton: Dhurata RAMOJA

Nëntor 7, 2018

Gjakovë – Ka dështuar seanca e paraparë të mbahet të mërkurën në Gjykatën Themelore në Gjakovë, ndaj të akuzuarve për uzurpim të paligjshëm të pronës në bashkëkryerje, Xhevat Bytyqi dhe Samendin Bytyqi.

Mungesa e këtij të fundit u bë shkak i shtyrjes së gjykimit në fjalë, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Gjykatësja Ilirjana Hoti bëri të ditur se i akuzuari Samedin Bytyqi, përmes një parashtrese, ka kërkuar që seanca të shtyhet, me arsyetimin se gjendet në spital në Prishtinë pasi që nëna e tij është sëmurë.

Në këto rrethana, seanca e radhës për këtë rast u caktua të mbahet më 29 nëntor, në ora 9:00.

Ndryshe,  Xhevat dhe Samendin Bytyqi po akuzohen se nga viti 1999, në Gjakovë, pa ndërprerë, në vazhdimësi dhe në mënyrë të kundërligjshme uzurpojnë lokalin në sipërfaqe prej 38.60 m2, pronë e të dëmtuarit Ljubisha Drago Nikoliqi nga Gjakova, me vendbanim të tanishëm në Beograd. Sipas aktit akuzues, kjo pronë në shërbimin kadastral Gjakovë është bartur me kontratë të legalizuar në gjykatë, në emër të dëmtuarit Pashk Ludvik Pervorfi. /Betimipërdrejtësi