Mungon i padituri, shtyhet seanca për pengim posedimi

Foto per web 22.02.2021
Author

Raporton: Albulena Huçaj

Shkurt 22, 2021

Dragash – Mungesa e të paditurit Uzair Hoxha, u bë shkas që të dështoi seanca e paraparë për të hënën, në Gjykatën Themelore në Prizren, dega në Dragash, në kontestin ku Nijazim Idrizi ka paditur atë për pengim posedimi.

Përfaqësuesi i të paditurit, avokati Hazer Susuri, ka deklaruar se klienti i tij është i sëmur, andaj edhe për këtë arsyeje nuk ka mundur të prezantoi në seancë.

Avokati Susuri, ka kërkuar nga gjykata që ta shtyjë shqyrtimin fillestar për një datë tjetër, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Këtë kërkesë, nuk e ka kundërshtuar as nga përfaqësuesi i paditësit, Adis Idrizi.

Gjyqtarja e çështjes Sabaheta Kurteshi, seancën e radhës për këtë rast e ka caktuar me datën 18 mars 2021, në ora 10:00.

Sipas padis së ushtruar me datën 6 gusht 2019, Nijazim Idrizi ka paditur Uzair Hoxha për pengim posedimi të parcelës e cila gjendet në fshatin Krushevë, në të cilën ai e ka të ndërtuar shtëpinë, me të cilën edhe jeton.

Sipas padis, i padituri e ka penguar paditësin  dhe familjen e tij, në shfrytëzimin e rregullt të rrugës, për të cilën paditësi po pohon se e ka shfrytëzuar gjithmonë se bashku me anëtaret e familjes së tij, rrugë kjo e cila është në gjerësi  2.50 deri ne 3 metër. /BetimipërDrejtësi