MUNGON I AKUZUARI, SHTYHET SEANCA

Raporton: Valdet HAJDINI

Prishtinë – Për shkak të mosprezencës së të akuzuarit, u shty seanca fillestare ndaj Pashuk Preqit, i akuzuar për veprën penale të dhënies së ryshfetit.

Lënda është në gjykim tek gjyqtari Beqir Kalludra, i cili njoftoi se kishte lëshuar udhrëresë për sjellje me dhunë të të akuzaurit, i cili është shtetas i Republikës së Shqipërisë.

Sipas gjyqtarit Kalludra, në njoftimin e Policisë së Kosovës thuhet se i akuzuari Preqi nuk gjendet në adresën e tij në Kosovë, ndërsa policia nuk ka mundur ta lokalizoj dhe ta sjellë në gjykatë, e kjo ka qenë arsyeja e shtyerjes së seancës.

Ky website përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni mirë me këtë, por ju mund të hiqni dorë nëse dëshironi. Prano Lexo më shumë