MUNGON I AKUZUARI, SHTYHET SEANCA, URDHËROHET SJELLJA ME FORCË E TË AKUZUARIT

Raporton: Syzana REXHEPI

Gjilan- Për shkak të mungesës së Qemail Azizit, i akuzuar veprën penale “lëndim i lehtë trupor“, të martën në Gjykatën Themelore në Gjilan, nuk u mbajt seanca ndaj tij. Në gjykatë nuk ishin prezent as dëshmitarët Rexhep Muslija dhe Afrim Januzi.

Gjykatësi Islam Thaçi njoftoi palët prezente se për shkak të mosplotësimit të kushteve ligjore, seanca nuk mbahet, ndërsa shtyhet më 31 gusht 2016, ora 14:30. Ndërsa për të pandehurin Qemail Azizi dhe dëshmitarët Rexhep Muslija dhe Afrim Januzi dha urdhër që të sillen me forcë, për seancën e radhës.

Sipas aktakuzës, i pandehuri Qemail Azizi më 29 tetor 2016, për shkak të një mosmarrëveshje për parking e godet në fytyrë të dëmtuarin Rexhep Musliu. Si pasojë e goditjeve të marra, i dëmtuari  detyrohet të kërkojë ndihmë mjekësore në Spitalin Regjional të Gjilanit, në Repartin e Emergjencës.

 

 

Ky website përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni mirë me këtë, por ju mund të hiqni dorë nëse dëshironi. Prano Lexo më shumë